Bankers paguan mbi 6 milionë $ rentë minerare në 3 muaj, 80% e totalit nga kjo taksë
Kompania e prodhimit të naftës në vendburimin Patos-Marinëz, Bankers Petroleum Albania vijon të dominojë të ardhurat doganore nga renta minerare.
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Bankers i ka paguar qeverisë Shqiptare mbi 6 milionë dollarë taksë minerare, duke zënë kështu rreth 80% të totalit të të ardhurave nga renta doganore. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë periudhës janar-mars 2023, në doganën shqiptare janë paguar gjithsej rreth 827 milionë lekë ose rreth 7.7 milionë dollarë rentë minerare.
Edhe gjatë vitit të kaluar, të dhënat zyrtare konfirmojnë se Bankers ka dominuar në të ardhurat doganore. Në total në vitin 2022, kompania ka paguar rreth 20 milionë dollarë rentë minerare, ndërsa të ardhurat totale nga kjo taksë ishin 37 milionë dollarë. Pjesa e Bankers mbetet e njëjtë me vitin 2023, rreth 80%.
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Bankers ka paguar një total mbi 14.2 milionë dollarë taksa për pushtetin qëndror dhe atë vendor. Pjesa më e madhe është pagesa e rentës minerare, duke përfshirë transferimin e prodhimit ekzistues tek kompania shtetërore e naftës, Albpetrol.
Burime zyrtare të kompanisë konfirmojnë se vit pas viti po shënohet një rritje e pandalshme e taksave që shkojnë për pushtetin vendor ku ajo operon. Gjatë këtij viti, pushtetit vendor i janë paguar 1.65 milionë dollarë taksa, pothuajse dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Në total, që nga fillimi i aktivitetit të saj në Shqipëri në vitin 2004, kompania Bankers ka paguar 900 milionë dollarë taksa dhe detyrime.
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare