Protestë para Kryeministrisë, banorët e ‘5 Majit’ paralajmërojnë grevë urie

6 Shkurt 2022 | 12:00

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ protestuan të dielën para Kryeministrisë. Me ta u bashkuan edhe banorët e Laprakës dhe Paskuqanit, banesat e të cilëve pritet të prishen për shkak të projekteve të reja që kalojnë mbi pronat e tyre.

Ata kërkojnë transparencë nga ana e shtetit për këto projekte dhe kontratat e shpronësimit. Qytetarët paralajmëruan se do hynë në grevë urie pas dy ditësh, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Protestat nisën në 19 janar ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit prishi disa prej banesave në zorën e 5 majit për të ndërtuar lagjen e re për të prekurit nga tërmeti.

Foto nga shembja e banesave te lagjja 5 Maji. Foto: Euronews Albania

Në total nga ky projekt pritet të shemben rreth 430 shtëpi.

Javën që shkoi, banorët e ‘5 Majit’ protestuan para Parlamentit dhe ambasadave të SHBA dhe BE.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026