Banorët e 5 Majit po mashtrohen nga bashkia, pretendon Berisha
Sali Berisha akuzoi se dokumenti që po u ofrohet banorëve të 5 Majit nga bashkia është mashtrim.
Sipas ish-kryeministrit, bashkia me mbështetjen e qeverisë po ofron marrëveshje që janë vetëm për përfitime vetjake dhe jo në ndihmë të qytetarëve.
“Unë kam studiuar me vëmendje dokumentin që u ofrohet banorëve. Është absolutisht fund e krye mashtrimi. Ai nuk përbën marrëveshje, pro thjesht një akt vetëdeklarimi para noterit. Ndërkohë që një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të dy palëve dhe noterizimin e këtij dokumenti,” – tha Berisha.
Ish-kryeministri pretendon se kërkesa e bashkisë për vetëdeklarimin e noterizuar është në mënyrë që bashkia dhe qeveria të marrin katet që iu duhen, pa u shqetësuar për banorët që po iu shkatërrohen shtëpitë.
“Në Shqipëri dhe gjithë botën ekziston ligji i posedimit të pronës. Ligj që pas një afati të caktuar ai që posedon pronën është pronari dhe pronari dëmshpërblehet,” – sqaroi Berisha.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen me protestën e banorëve të 5 Majit.
Berisha e dha deklaratën ndërsa po futej në parlament, ndërsa banorët po protestonin para ambasadës amerikane.
Prej disa javësh në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë ka nisur shembja e banesave, në kuadër të procesit të rindërtimit. 400 banesa pritet të shemben në total, por vetëm disa prej tyre kanë pësuar dëme nga tërmeti i nëntorit 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta