Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision

24 Nëntor 2024 | 15:10

Banorët e Bazelit kanë votuar të dielën për të miratuar financimin publik të festivalit të këngës Eurovision që në vitin 2025 do të mbahet në qytetin e tyre.

Rezultatet preliminare sugjerojnë se shumica e banorëve kanë pranuar që të merret një kredi prej 40 milionë eurosh për të financuar edicionin e 69-të të festivalit në maj të vitit tjetër.

Fondet do të përdoren për të organizuar festivalin, përfshirë akomodimin e pjesëmarrësve, por edhe për zgjerim të transportit publik lokal.

Në mesin e votuesve, 66.4 për qind e tyre kanë votuar në të mirë të marrjes së kredisë.

Në gjithë shtetin, banorët kanë votuar për çështje të ndryshme, përfshirë nëse duhet zgjeruar autostradat, si dhe propozime për skema shëndetësore, dhe ato të banimit.

Në Cyrih, banorët do të votojnë nëse duhet lejuar një shenjëzim gjinor për emrat nëpër publikimet zyrtare.

Këto shenjëzime, me simbolin ‘*’, kanë nisur të përdoren në gjuhën gjermane, me qëllim që emrat të bëhen më gjithëpërfshirës për të dyja gjinitë.

Kjo praktikë po refuzohet nga konservatorët dhe disa parti tjera në Zvicër, të cilat kërkojnë mbajtjen e një referendumi për të ndaluar këtë praktikë.

Bazeli do të jetë nikoqir i festivalit të këngës, pas fitores që ka siguruar në edicionin e këtij viti me këngën The Code nga Nemo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026