Barcelona rikthehet në Europa League, bavarezët të pamëshirshëm

27 Tetor 2022 | 19:22

Bayerni dhe Interi janë dy skuadrat e kualifikuara më tej në Uefa Champions League në grupin C. Barcelona tashmë për të dytin vit radhazi do të jetë në Europa League.

Bavarezët e udhëhequr nga Julian Nagelsman nuk e patën aspak të vështirë t’i jepnin shkelmin e fundit katalanasve, me këta të fundit të cilët regjistruan një tjetër bilanc negative, asnjë goditje në portë. Inter mposhti Pëlzenin 4-0 dhe blindoi vendin e dytë.

Në grupin A, Napoli nuk e diskutoi fitoren ndaj Rejnxhërsit, teksa edhe Liverpuli fitoi në Amsterdam ndaj Ajaksit 0-3. Napoletanët nuk kanë asnjë humbje në kompeticion, ndërsa ndeshjen e fundit përballen me Liverpulin. Klab Bryzh dhe Porto janë dy skuadrat e radhës që kanë siguruar një biletë për në raundin me eleminim direkt. Belgët u mposhtën nga Porto në shtëpi me rezultatin e thellë 0-4, ndërkohë qëndrojnë në vendin e parë me 10 pikë.

Atletiko Madrid dhe Leverkusen do të luftojnë për një vend në Europa League. Barazimi me Sportingun ka shtyrë festën e Totenhemit, I cili do të pres dhe ndeshjen e fundit ndaj Marsejës për të konfirmuar kualifikimin. Në grupin D gjithçka vendoset në ndeshjen e fundit, pasi asnjëra prej klubeve nuk ka garantuar kualifikimin apo të eleminuarat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri

Jurgen Klopp ka pranuar të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë si përzgjedhësi i ri. Ndërkohë, detajet e kontratës janë duke u finalizuar përpara arritjes...
13:16 | 03/07/2026

Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në...
12:03 | 03/07/2026

Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës

Unai Simon i Spanjës kishte dy arsye për të festuar të enjten në mbrëmje. Portieri jo vetëm që e pa skuadrën e tij të kualifikohej...
11:59 | 03/07/2026