Bardhi: Kryesia e Kuvendit, vila e Lindita Nikollës blerë me para korrupsioni
Gazment Bardhi ka folur për mediat ndërsa situata tensionohej jashtë godinës së Kryesisë së Kuvendit mes Gardës së Republikës dhe deputetëve të opozitës.
Sipas tij godina është privatizuar dhe nga një pronë shtetërore duket si vila e kryeparlamentares Lindita Nikolla, blerë me paratë e korrupsionit.
“Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet të parë e ka arritur sot, duke përshfaqur në sytë e gjithë opinionit publik fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk lejohet të marrin pjesë në mbledhjet e tyre të grupit sepse ky është vendimi i regjimit të Edi Ramës. Nuk lejohen të aksesojnë zyrat e tyre në kryesinë e Kuvendit duke e trajtuar kryesinë si vila e Lindita Nikollës e blerë me paratë e korrupsionit,” – u shpreh Bardhi.
Ditën e premte u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.
Sot është parashikuar mbajtja e 5 komisioneve parlamentare. Bëhet fjalë për komisionin e Ekonomisë, atë të Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese, ku në qendër të diskutimeve do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës