Basha dhe Alibeaj peng të Ramës? Flet Fatbardh Kadilli
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se përfaqësues të opozitës nuk duhet të hedhin akuza në drejtim të njëri-tjetrit, duke veçuar kryedemokratin, Sali Berisha, paraardhësin e tij në detyrë, Lulzim Basha dhe deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se me akuzat e ndërsjella, opozita po e nxjerr veten nga misioni i saj.
Sipas tij, Berisha duhet të kujdeset për një alternativë të re.
“Se çfarë besoj unë është pak e rëndësishme. Ajo që unë di, është që ne si opozitë duhet të heqim dorë nga këto lloj akuzash, sepse ne po i heqim kuptimin e vërtetë akuzës ndaj kundërshtarit. Nuk besoj se ai që është në opozitë ka mjetet e korruptimit. Mjetet e korruptimit janë paratë e buxhetit të shtetit, tenderat, koncensionet, këto nuk i jep opozita, i jep pushteti.
Nëse opozita katandiset të sulmojë vetveten, ne kemi nxjerrë veten tonë nga misioni. Për mua e dëmton, sa të merret me sulmet ndaj kundërshtarit, duhet të kujdeset për të prodhuar një alternativë të re”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera