Basha për zgjedhjet e ardhshme: Do jemi alternativë, por kemi disa parime…
I ftuar në Euronews Albania, Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha diskutoi mbi angazhimin e tij për të ofruar një alternativë të re politike për shqiptarët.
Ai ka theksuar se dera e tij mbetet e hapur për bashkëpunim mbi parimet e luftës kundër korrupsionit, aleancës me partnerë strategjikë dhe refuzimit të çdo kompromisi me të keqen.
“Prokupimi kryesor është që teatrit politik t’i tregojmë datën e skadencës dhe t’u kthejmë shqiptarëve një alternativë e cila mendon dhe punon për ta.
Dera ime ka qenë dhe mbetet e hapur për një bashkëpunim elektoral bazuar mbi disa parime të thjeshta për luftën kundër korrupsionit, qëndrimi në krah të aleatëve tanë strategjik dhe mos kompromisi me të keqen”, tha Basha.
Ai është shprehur se nuk do të tolerojë vlerat që mbështeten nga klane kriminale dhe ka theksuar se asgjë nuk e pengon për të zgjeruar koalicionin ekzistues, për sa kohë që ai mbështetet në parime të pastra.
“Ne jemi të hapur për ata që qëndrojnë të hapur kundër këtyre vlerave dhe që s’kanë financime nga klanet kriminale, asgjë nuk na pengon të zgjerojmë koalicionin tonë ekzistues. Para qytetarëve të shkojmë vetvetja dhe bashkëpunëtorët tanë ti kemi me kokën lart pa komplekse për ti shërbyer njerëzve”, shtoi Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve