Basha: Qeveria të japë shpërblim për punonjësit e Policisë së Shtetit
Qeveria ka miratuar një “bonus” për mjekët dhe personelin mjekësor që qëndron në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar më tej duke kërkuar që të jepet shpërblim për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Sindikata ka kërkuar rritje shpërblim për punonjësit e policisë, jam dëshmitarë për kushtet e vështira që po punojnë. I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të dhënë shpërblim për punonjësit e policisë dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë me policinë”, deklaroi kreu i PD.
Duke vlerësuar respektimin e masave kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, z. Basha tha se masat lehtësuese duhet të vijnë pasi të jetë matur realisht shkalla e të infektuarve.
“Duhet të matet situata. Të testohet personeli shëndetësor, policia, administrata, media, punëtorët në tregje, jo njëherë por duhet të testohen disa herë. Nuk i dimë realisht masat e infeksionit. Pa këtë çdo dekretim për filan datë është jo realist dhe mund të na çojë dëm periudhë e karantinimit”, tha ai.
[instagram_feed=/p/B-uygVJIleJ/]
Gjithashtu z. Basha bëri thirrje për komunikim të kujdesshëm pasi siç tha ai shqiptarët janë sjellë në mënyrë të qytetëruar. Por, kërkoi që të merren masa për të ndihmuar njerëzit në nevojë pasi nga masat, rreth 50% e shqiptarëve mund të hyjnë në këtë kategori.
“Kemi qenë të parët në propozimin e një paketë ndihme që sot po ndiqet nga të gjitha vendet e rajonit. Mbi 50% e popullsisë sidomos pas krizës mund të konsiderohet pjesë e njerëzve në nevojë. Sot nuk jemi për të bërë politikë jemi për të dhënë ndihmën tonë ashtu siç e mendojmë”, deklaroi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij