Basha uron Rutte për zgjedhjen si Shefi i NATO: Shqipëria anëtare krenare e Aleancës

26 Qershor 2024 | 13:02

Kreu i ‘demokratëve euroatlantik’, Lulzim Basha, ka uruar Mark Rutten për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s.

Në rrjetin social ‘X’, Basha shkruan se lidershipi i ri dhe vizioni i tij për rolin e Aleancës në sigurimin e paqes dhe mbrojtjes së demokracisë, janë të rëndësishme për sigurinë kolektive dhe stabilitetin global.

Ai gjithashtu shprehet se Shqipëria si anëtare e NATO-s, qëndron fuqishëm krah Ukrainës kundër agresionit Rus dhe krah Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Urimi i Bashës:

Urime Mark Rutte për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Kredencialet e tij lidershipi euroatlantik dhe vizioni i qartë për rolin e Aleancës në sigurimin e paqes dhe mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë janë të një rëndësie vendimtare në këtë moment jetik për sigurinë tonë kolektive dhe paqen dhe stabilitetin global.

Si një anëtare krenare e NATO-s Shqipëria është e përkushtuar të qëndrojë fuqishëm pranë Ukrainës deri në humbjen e pakushtëzuar të luftës kriminale të agresionit të Putinit dhe në promovimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, si një kontribut i domosdoshëm për stabilitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026