Bashkëpunimi Moskë-Penian, Uashingtoni: Do heqim kufizimet mbi përdorimin e armëve

29 Tetor 2024 | 16:12

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Ço Son Hui mbërriti në Moskë, ku të mërkurën do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë rusë.

Vizita vjen një ditë pasi NATO konfirmoi se trupat koreano-veriore ishin vendosur në Kursk në mbështetje të forcave ruse, që po përpiqen të zmbrapsin ato ukrainase që prej nisjes së inkursionit të tyre në muajin gusht.

Kjo është vizita e dytë që ministrja Ço zhvillon në Rusi brenda 6 javëve, edhe pse qëllimi i saktë i udhëtimit të tij është ende i paqartë.

Sipas shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut, dy vendet do të diskutojnë dërgimin e trupave të tjera koreano-veriore dhe mbi atë se çfarë mund të marrë Peniani në këmbim.

Spekulohet se në këmbim Rusia mund të ofrojë teknologji ushtarake, gjë që shqetëson Seulin dhe liderët perëndimorë, pasi mund të çojë në avancimin e programit bërthamor të vendit aziatik.

Ndërkohë, Uashingtoni ka reaguar ndaj lajmit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin limite për përdorimin e armëve amerikane nga trupat ukrainase, nëse ushtria koreano-veriore mbështet Rusinë në luftë.

Dërgimi i trupave nga Peniani po rrit shqetësimin e Perëndimit se konflikti që zgjat prej 2 vjet e gjysmë në Ukrainë mund të zgjerohet, edhe pse vëmendja është kthyer drejt Lindjes së Mesme.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok

Italia dhe Franca kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi të BE-së për të ndaluar hyrjen në bllok të ish-luftëtarëve rusë. Masa është pjesë e një...
19:54 | 27/06/2026

Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën. Kërkimet...
19:33 | 27/06/2026

Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij “brenda javëve të ardhshme”, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve...
19:31 | 27/06/2026