Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vizitë 2-ditore në Tiranë
Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) Ionuț-Marian Stroe (Rumani, EPP/CD) dhe Paweł Jabłoński (Poloni, ECPA), do të zhvillojnë një vizitë informuese në Shqipëri nga 30 marsi deri më 1 prill, në kontekstin e dialogut pas monitorimit me këtë vend.
Në faqen zyrtare të Asamblesë Parlamentare të Këshllit të Evropës theksohet se gjatë vizitës së tyre në Tiranë, ata do të diskutojnë zhvillimet e fundit politike dhe do të vlerësojnë progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të Asamblesë, siç përcaktohen në Rezolutën 2544 (2024).
“Ata do të takohen me Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, Ministrat e Punëve të Jashtme, të Drejtësisë dhe të Brendshme, si dhe Ministrin e Shtetit për Antikorrupsionin dhe Administratën Publike.
Janë planifikuar gjithashtu takime me komisione të ndryshme parlamentare, Komisionin parlamentar ad hoc për Reformën Zgjedhore, delegacionin shqiptar në APKE, krerët e grupeve parlamentare, si dhe me përfaqësues të autoriteteve gjyqësore, Zyrës së Avokatit të Popullit, bashkësisë ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe medias.
Asambleja Parlamentare vendosi të mbyllë procedurën e plotë të monitorimit në lidhje me Shqipërinë në prill 2024 dhe të angazhohet në një dialog pas monitorimit me vendin, një procedurë më pak intensive që përfshin një numër të kufizuar çështjesh të mbetura për t’u adresuar”, bëhet me dije në njoftim.
“Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo
Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore