Bashkëshortja u gjet e vrarë në banesë, dorëzohet para autoriteteve shqiptari

25 Tetor 2022 | 08:32

Avni Mecja, bashkëshorti i Alexandra Elena Mocanu, 35-vjeçares nga Rumania e gjetur e vrarë mbrëmjen e djeshme në shtëpi, është dorëzuar tek autoritetet e drejtësisë italiane.

Sipas mediave të huaja, burri fillimisht mësohet se është nisur drejt Shqipërisë, por më pas është kthyer për në Bolzano, ku është paraqitur para prokurorisë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku 35-vjeçarja me origjinë nga Rumania është gjetur e vdekur në banesën e saj në Viale Trieste në Bolzano, shkruajnë mediat italiane. 

Ndërkohë fqinjët kanë deklaruar se çifti shpesh grindej.

“Ne i dëgjonim shpesh duke u grindur. Nga banesa e tyre dëgjonim debate të forta mes tyre dhe kjo ndodhi edhe të shtunën në mbrëmje deri rreth orës 22.30, më pas dëgjuam përplasjen e sirtarëve dhe më pas asgjë.”, kanë deklaruar ata.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026