Bashkimi Evropian godet Orban, sinjali i parë që i jep Hungarisë
Sikundër kishte paralajmëruar Bashkimi Europian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Brukel dhe jo në Budapest, i cili një muaj më parë mori presidencën e Këshillit Europian.
Kjo lëvizje është cilësuar një goditje simbolike ndaj Hungarisë dhe lëvizjeve të kryeministrit Viktor Orban i cili zemëroi të gjithë liderët e BE pasi zhvilloi një vizitë në Moskë në kuadër të asaj që ai e cilëson misioni i paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai po ashtu udhëtoi edhe drejt Kinës.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE Borrell u shpreh se i ashtëquajturi “Mision i Paqes” nuk sjell paqe dhe prej të cilit përfiton vetëm Vladimir Putin.
Ai shtoi se Hungaria, si shtet anëtar, ishte e detyruar të zbatojë nenin 24.3 të traktateve të BE-së, i cili parashikon që të gjitha vendet duhet të mbështesin politikën e jashtme të bllokut “në mënyrë aktive dhe pa rezerva në frymën e besnikërisë dhe solidaritetit të ndërsjellë”.
Qëndrimi i Qeverisë së Orbanit “duhet të përballet me disa pasoja. Si rezultat i kësaj, “ne kemi dërguar një sinjal, edhe në qoftë se është sinjal simbolik” ndaj Hungarisë, tha Borrell.
Prandaj, ai tha se takimi i radhës i ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të mbahet në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit