Biseda mes Orban dhe Putin zgjati tre orë: Çfarë thanë dy liderët pas takimit?

5 Korrik 2024 | 18:38

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk po avokon për ndonjë armëpushim apo pauzë në luftën në Ukrainë, por për një fund të plotë dhe përfundimtar të konfliktit.

“Ne gjithmonë kemi mbajtur qëndrimin se jemi për zgjidhjen diplomatike të konfliktit, por vazhdimisht dëgjojmë nga pala kundërshtare se ata nuk duan që konflikti të zgjidhet në atë mënyrë, ndërsa sponsorët e konfliktit po përpiqen që të përdor popullin ukrainas si viktimë për luftën kundër Rusisë”, tha Putin në një konferencë për shtyp pas një takimi me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Moskë, raportoi Sputnik.

Udhëheqësi rus vlerësoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë “në pikën më të ulët” dhe e sheh vizitën e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë si një përpjekje për të rinovuar dialogun me BE-në, raporton “RIA Novosti”.

Putin e quajti të dobishme bisedën me Orbanin, e cila sipas mediave zgjati tre orë dhe e falënderoi për vizitën.

Para se të vizitonte Moskën, Orbán vizitoi Kievin për herë të parë në 12 vjet, ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Zyrtarë të lartë evropianë theksuan se Orban nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën dhe se qëndrimi i tij në kryeqytetin rus do të bëhet ekskluzivisht në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë. Të njëjtën gjë tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, anëtare e së cilës është Hungaria.

Ai vuri në dukje se Orbán po udhëton për në Moskë në cilësinë e kryeministrit të Hungarisë dhe se ai nuk do të përfaqësojë NATO-n në Moskë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026