Bashkimi Evropian heq sanksionet ndaj disa miliarderëve rusë

14 Shtator 2023 | 14:15

Bashkimi Evropian ka hequr sanksionet ndaj tre oligarkëve rusë, të ndëshkuar më parë për rolin e tyre në pushtimin e Ukrainës.

Blloku 27-anëtarësh ngriu asetet dhe ndaloi rreth 1.600 individë dhe entitete ruse që të hynin në territorin e tij pas nisjes së luftës.

Sipas disa zyrtarëve evropianë, që kanë folur në kushte anonimati, kjo paketë sanksionesh u zgjat me 6 muaj të tjerë.

Tani, tre personat që janë hequr nga lista e zezë e BE-së janë biznesmenët Grigori Berezkin, Farkhad Akhmedov dhe Aleksander Shulgin.

Oficeri i ushtrisë ruse Georgi Shuvaev, që mbeti i vrarë në Ukrainë, u hoq gjithashtu nga lista.

Shfuqizimi i sanksioneve vjen teksa Brukseli po përballet me aksione ligjore të shumta të ndërmarra nga oligarkët rusë.

Sipas BE-së, Grigori Berezkin, grupi i të cilit, ESN, ka interesa në sektorët e medias dhe energjisë, është i afërt me Putin dhe kompanitë e tij kanë mbështetur materialisht Moskën.

Miliarderi Farkhad Akhmedov, i lindur në Kazakistan dhe aktiv në sektorin e energjisë konsiderohet gjithashtu një aleat kyç i Kremlinit.

Ndërsa Aleksander Shulgin, pronar i platformës së tregtisë online “Ozon”, mori pjesë në një takim të oligarkëve rusë dhe presidentit Putin, që u mbajt në fillim të pushtimit. Takimi kishte si synim mbështetjen e luftës nga biznesmenët rusë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026