Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro
Bashkimi Evropian ka transferuar dy transhe ndihme financiare për Ukrainën, në një total prej 4.05 miliardë eurosh, pak ditë përpara 34-vjetorit të Pavarësisë së vendit, njoftoi Komisioni Evropian në një deklaratë zyrtare.
Sipas Komisionit, mbështetja përfshin 3.05 miliardë euro përmes skemës së Ndihmës së Jashtëzakonshme Makro-Financiare (MFA), ndërsa një miliard euro të tjera vijnë nga riinvestimi i të ardhurave të gjeneruara nga asetet e ngrira ruse. Kjo lëvizje konsiderohet si një sinjal i qartë i mbështetjes së qëndrueshme të BE-së për Kievin, ndërsa lufta me Rusinë vijon në vitin e saj të katërt.
“Përpara 34-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, BE-ja jep një tjetër sinjal të fortë mbështetjeje të palëkundur”, thuhet në deklaratë.
Komisioneri për Ekonominë dhe Produktivitetin, Valdis Dombrovskis, konfirmoi përmes një postimi në platformën X se fondet nga asetet e imobilizuara ruse janë tashmë në përdorim për të ndihmuar Ukrainën.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Evropian, që prej fillimit të agresionit rus në shkurt 2022, BE-ja dhe shtetet anëtare kanë ofruar gjithsej 168.9 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij