Bashkimi Evropian ka treguar qasje injoruese ndaj Kosovës, sipas AAK-së
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka treguar qasje injoruese ndaj Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se AAK-ja do të iniciojë debat parlamentar nga i cili synon të nxjerrë edhe një rezolutë, për pozicionin e Kosovës drejt integrimit evropian.
“AAK e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe trajtimin jo serioz të kërkesës sonë të drejtë për lëvizje të lirë dhe liberalizim të vizave. Ajo që dimë është se kushtet e parapara nga Komisioni Evropian janë përmbushur tani e shumë vite më parë. Shohim një mos reagim të qeverisë karshi kësaj teme, a ishin në opozitë kritikonin e sulmonin, tani që janë në qeveri nuk pati asnjë reagim”, ka thënë Tahiri.
Liderët e Bashkimin Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u mblodhën më 23 qershor në Bruksel, në një samit që u konsiderua historik, për situatën në të cilën ndodhet Evropa.
Por negociatat nuk u hapën sërish për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi kësaj të fundit, Bullgaria nuk i hoqi veton. Ndërsa, për Kosovën ende nuk u dha liberalizimi i vizave.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh