Bashkimi Evropian: Ndalimi i hyrjes së ish-komisionerit Breton në SHBA, i pajustifikueshëm
Bashkimi Evropian i ka cilësuar si të pajustifikueshme ndalimet e hyrjes në SHBA për ish-Komisionerin, Thierry Breton dhe shtetasit e tjerë evropianë, të cilët mbështetën vendosjen e rregulloreve për kompanitë e mëdha të teknologjisë.
“Komisioni Evropian dënon fuqimisht vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur kufizime udhëtimi për pesë shtetas evropianë, përfshirë ish-Komisionerin Thierry Breton”, u përgjigj BE-ja në një deklaratë.
BE shton se ka kërkuar sqarime nga autoritetet amerikane. Sipas tyre nëse është e nevojshme, do të përgjigjen shpejt dhe me vendosmëri për të mbrojtur autonominë rregullatore kundër masave të pajustifikuara.
Brukseli kundërshtoi përsëri të gjitha akuzat për “censurë” nga BE-ja kundër gjigantëve dixhitalë amerikanë, të cilat u ngritën nga administrata Trump.
“Liria e shprehjes është një e drejtë themelore në Evropë dhe një vlerë thelbësore, të cilën e ndajmë me Shtetet e Bashkuara në botën demokratike. BE-ja është një treg i vetëm i hapur, i themeluar mbi rregulla, me të drejtën sovrane për të rregulluar aktivitetin ekonomik në përputhje me vlerat tona demokratike dhe angazhimet tona ndërkombëtare”, nënvizoi ekzekutivi i BE-së.
Qeveria amerikane njoftoi të martën ndalimin e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara për pesë figura evropiane që bëjnë fushatë për rregullim të rreptë të sektorit të teknologjisë, përfshirë Thierry Breton, Komisionerin Evropian nga viti 2019 deri në vitin 2024.
Francezi ishte pionieri i Aktit Evropian të Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili vendos rregullore mbi platformat, të tilla si sinjalizimi i përmbajtjes problematike, të cilën Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë një shkelje të lirisë së shprehjes.
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë