Bashkimi Kurti-Osmani në zgjedhje, Agim Nesho: Lëvizje e zgjuar dhe pragmatiste
Më 14 shkurt qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Subjektet partiake prej 3 shkurtit janë në fushatë elektorale, ndërsa në takim me qytetarët kandidatët për kryeministër kanë prezantuar programin dhe synimet e tyre nëse fitojnë zgjedhjet.
Dalja në një listë të përbashkët e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje ka ngjallur kureshtje të shtuar tek votuesit. Por, sa do ndikojë ky bashkim Kurti-Osmani në maksimizimin e votës dhe a rrezikon që në të ardhmen të lindin përplasje mes tyre?
Kjo pjesë ishte një ndër temat, e cila u trajtua në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania të moderuar nga gazetarja Ilva Tare. Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho bashkimin e tyre e quajti si një lëvizje të zgjuar dhe pragmatiste.
“Unë mendoj se ndihmon për arsye se ishte lëvizje shumë e zgjuar e VV-së duke pranuar dhe listën e Vjosa Osmanit. E ndihmon edhe VV nga të gjitha paragjykimet e tjera. Është bërë një zgjidhje këtu unë e quaj pragmatiste. Sigurisht e fuqizon rezultatin elektoral të Vetëvendosjes së bashku me listën. Të dy janë personazhe, të cilat kanë luftuar në front të përbashkët për të goditur elitën e vjetër. Janë përputhur të dy”, tha Nesho.
Analisti Agon Maliqi thotë se bashkimi Kurti-Osmani ka krijuar një sinergji në elektorat. Sipas tij, kjo strategji e VV-së do të fitojë terren edhe tek partitë e tjera.
“E krijon një sinergji, dhe ndoshta ky është dallimi me opozitën në Shqipëri. Është krijuar sinergjia. Kurti dhe VV po fitojnë terren edhe tek partitë e tjera, do të tkurren nga pak edhe të tjerat në kurriz të rritjes së VV-së. Jo tkurrje nga militantët, por elektorati më gri dhe sidomos rinia”, shtoi ai.
Gazetarja Jeta Xharra u shpreh se qytetarët e Kosovës kërkojnë që qeveria e re të ketë në përbërje përfaqësim gjinor dhe kualitet të lartë.
“Për ne qytetarët është me rëndësi një lloj kualiteti në kabinet”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi