Mrekulli në Venezuelë, shpëtohet foshnja 18-ditëshe pas 32 orësh nën rrënoja
Një foshnjë e porsalindur u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur, 32 orë pasi dy tërmete shkatërruan Venezuelën.
Një video tregon ekipet e shpëtimit duke punuar nën dritat e prozhektorëve, sipër një grumbulli rrënojash, duke nxjerrë foshnjën mes duartrokitjeve, vonë natën e kaluar, në qytetin më të goditur të vendit, La Huira.
Objektivi i kap ata duke ia dhënë njëri-tjetrit foshnjën, të mbështjellë me një batanije, përpara se ta pastrojnë me kujdes fëmijën me peceta.
Sipas përdoruesit që postoi videon në rrjetet sociale, foshnja, vetëm 18 ditëshe, doli e padëmtuar nga rrënojat pasi qëndroi e bllokuar për 32 orë. Nëna e foshnjës u shpëtua një orë më vonë .
Të paktën 920 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Richter që goditën veriun e vendit të mërkurën, duke lënë më shumë se 50,000 të zhdukur.
Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë