Basketboll, LeBron James pranë kontratës së majme, $85 milionë për të qëndruar te L.A Lakers
Basketbollisti amerikan, LeBron James, është pranë ripërtëritjes me dy vite të kontratës së tij që e lidh me ekipin e Los Angeles Lakers, ripërtëritje e cila mund ta shpërblejë atë me 85 milionë dollarë.
Lajmi është konfirmuar së paku nga burime pranë lojtarit për mediat amerikane.
Kontrata e re, e mundshme, e 35-vjeçarit përfundon në fund të sezonit 2022-23 dhe kjo do të thotë se ai do të jetë në parket për të luajtur basketboll sërish në momentin kur djali i tij, Bronny – aktualisht 16 vjeçar, – t’i jepet mundësia për të kaluar në kampionatin kryesor të organizuar nga federata e basketbollit amerikan (NBA).
Në muajin tetor, James i udhëhoqi Lakers-at drejt titullit të parë kampion të këtij dhjetëvjeçari. Ai ia kushtoi arritjen ish-legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta pas një aksidenti me helikopter në fillim të këtij viti.
Nëse arrin ta finalizojë kontratën e re, James do të rrumbullakosë shifrat e 435 milionë dollarëve pagesa kontraktuale të fituara në karrierë.
Me arritjen e titullit me Lakers-at, James u bë basketbollisti i parë që fiton titullin kampion me tre ekipe të ndryshme – Miami Heat, Cleveland Cavaliers dhe L.A Lakers.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër