Bayern refuzon ofertën për De Ligt, Manchester United kërkon me ngulm lojtarin
2 vite më parë kushtoi afro 70 milionë euro, duke u bërë një ndër blerjet më të shtrenjta të Bayernit të Mynihut, i cili viteve të fundit ka zhvilluar një merkato jo dhe aq pozitive. Megjithatë Mathias De Ligt ka zhvilluar paraqitje të mira për rekordmenët e Bundesligës, por duket se nuk i ka bindur drejtuesit për t’i garantuar një qëndrim më të gjatë.
Madje tifozët janë të kënaqur me qendërmbrojtësin holandez, ndërsa kërkojnë qëndrimin e tij, por duket se mendimi i tyre nuk do të merret parasysh.
Trajneri Kompany nuk e ka në plan futbollistin, duke i lënë si opsionin e vetëm largimin, me disa skuadra që dëshirojnë ta afrojnë. Manchester United madje ka bërë dhe ofertën e parë zyrtare në drejtim të bavarezëve, 35 milionë euro. Shifër kjo tepër e ulët në krahasim me kualitetet e De Ligt, ndërsa Bayern e refuozi menjëherë.
Djajtë e kuq kanë bindur menaxherin e holandezit me të cilin kanë tashmë akord, por jo me drejtuesit bavarezë të cilët kërkojnë të paktën 50 milionë euro. 24-vjecari De Ligt ka zhvilluar 53 ndeshje me Bayernin e Mynihut në 2 sezone, ndërsa ka arritur të realizojë 5 gola.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke