Bayerni huazon Cancelon, Arsenali ‘rrëmben’ mesfushorin e Chelsea
Zhoao Kanselo është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. 28-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajneri Nagelsman deri në fund të sezonit aktual, teksa kontrata përfshin vetëm huazimin. Gjithsesi, bavarezët kanë të drejtën të blejnë portugezin në merkaton verore, ndërsa sitizens kërkojnë plot 70 mln euro.
Rikthimi i tij në skuadrën e Pep Guardiolës është i pamundur, për shkak të marrëdhënies mes dy palëve.
Në ditën e fundit të merkatos së janarit ka pasur edhe të tjera zhvillime, njëri prej tyre është kalimi i bujshëm i Zhorzhinjo nga Chelsea tek rivalët e përjetshëm të Arsenalit. Mesfushori nuk po gjen shumë hapësira tek blutë të cilët vijojnë përforcimet dita ditës, kështu që është i gatshëm për aventurën tek Arsenali. Nga kjo lëvizje Chelsea përfiton plot 12 mln euro.
Gjendja jo e mirë e të cilën po kalon Milan, ka bërë që dhe kuqezinjtë të hyjnë në merkato, ndërsa mbetet vetëm pak orë kohë. Tentativat e fundit të milanezëve lidhen me portierin Sportielo dhe mesfushorin e Romës Zaniolo. Të dy lojtarët kërkojnë një eksperiencë të re, ndërsa mesfushori roman është i pakënaqur me trajneri Murinjo. Gjërat duket se vështirësohen më tepër për shkak se merkato është drejt orëve të fundit të saj, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë surprizë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë