Baza italiane e UNIFIL në Liban goditet me raketa, dëme në infrastrukturë

2 Prill 2026 | 21:56

Një bazë italiane në Shama e misionit paqeruajtës të OKB-së, të vendosur në Liban, është goditur sërish me raketa.

Sipas mediave të huaja, nuk raportohet për të lënduar, por infrastruktura ushtarake ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Incidenti po monitorohet nga Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto dhe Shefi i Shtabit Luciano Portolano, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit italianë në terren.

Sipas informacioneve, në shënjestër të sulmit ishte shtabi italian në Liban, ku ndodhet edhe Sektori Perëndimor i misionit UNIFIL, i udhëhequr nga Italia.

Zyrtarët e COVI, Komanda e Përbashkët e Operacioneve që mbikëqyr misionet italiane jashtë vendit, po hetojnë rastin për të përcaktuar rrethanat dhe shkallën e dëmeve.

Ndërkohë, qëndrimi i forcave italiane në Liban vijon normalisht, ndërsa hetimet për incidentin janë në zhvillim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim...
15:21 | 19/07/2026

Gjenden dhjetë trupa të pajetë në Zacatecas, vijon dhuna e karteleve në Meksikë

Autoritetet meksikane kanë gjetur 10 trupa në shtetin e Zacatecas, një zonë që u përfshi nga një valë e dhunshme përplasjesh mes grupeve kriminale gjatë...
15:16 | 19/07/2026

Irani ekzekuton me varje dy të dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave

Gjyqësori iranian njoftoi ekzekutimin me varje të dy burrave të dënuar për vrasjen e efektivëve të policisë gjatë protestave antiqeveritare që përfshinë vendin në dhjetor...
15:12 | 19/07/2026