‘Baza ushtarake e SHBA në Kosovë do të sillte stabilitet në Ballkan’, thotë eksperti
Prej muajsh ka një diskutim mbi mundësinë e ngritjes së një baze ushtarake të SHBA në Ballkanin Perëndimor. Së fundmi ka qenë Kosova që është shprehur e gatshme që baza e përhershme të vendoset në territorin e saj.
Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl.
Ministri i Kosovës tha se ka propozuar këtë gjë duke “vlerësuar se do t’i kontribuonte shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”.
Rustem Berishën, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovë, thotë se raportet Kosovë-SHBA janë të veçanta dhe thotë se ofrimi është një mundësi e mirë të arrihet një stabiliteti i qëndrueshme në rajon.
“Jam mese i sigurt se hapja e kësaj baze ushtarake do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, deklaroi ai gjatë një interviste për Euronews Albania.
Sipas tij stabiliteti dhe siguria do të rritet pasi prania ushtarake e SHBA do të zbehte pretendimet territoriale mes vendeve si dhe ndikimin rus në rajon që kohët e fundit është rritur.
Kampi “Bondsteel” në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA ka në Kosovë por që operon nën komandën e KFOR–it.
Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në Kuvajt një kontingjent të Forcave të Sigurisë së Kosovës, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.
Komandës Evropiane e SHBA është e vendosur në jugperëndim të Stuttgartit në Gjermani. Ajo është instanca qendrore e koordinimit për të gjitha forcat amerikane në 51 vende kryesisht evropiane.
Pas Japonisë, Gjermania është vendi ku janë vendosur kontingjentet më të mëdhenj të ushtrisë amerikane në të gjithë botën.
Sipas një raporti të publikuar në “Global Research“, Amerika ka 800 baza ushtarake në 170 vende të botës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush