“BE destinacioni ynë i vetëm”, Rama nga sllovenia: Të mos ndalet ndihma për Ukrainën
Kryeministri Rama mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se pas hapjes së negociatave Shqipëria do duhet të jetë e durueshme në këtë proces.
“Ne nuk kemi zgjedhje tjetër, ndaj na duhet të ecim përpara për një arsye; BE është e vetmja strehë e sigurt për vende si ne”, tha Rama.
Duke folur për situatën në Ukrainë, Rama tha se shpreson që BE nuk do të përsëris gabimin që bëri gjatë pandemisë së COVID-19.
“Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm gjatë pandemisë, që ata menduan vetëm se si të shpërndajnë vaksina me tyre dhe na harruan krejt. Dhe ne jemi në zemër të Europës; ne nuk jemi BE, por jemi E edhe pse nuk jemi B”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Rama deklaroi se Europa duhet të jetë e bashkuar edhe përballë krizës energjetike që duket më e ashpër në horizont.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
‘The Albanian Files’! Berisha: Projektet janë të porositura me orientimin e Edi Ramës, janë miratuar prej tij
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
- 16:27 Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
- 16:19 Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para