BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

14 Tetor 2024 | 10:12

Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian takohen më 14 tetor për të debatuar lidhur me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe për përpjekjet e bllokut për të mbështetur Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia, pavarësisht se për këtë çështje ka rezistencë nga Hungaria.

BE-ja planifikon të godasë aktorët rusë dhe organizatat që akuzohen për destabilizimin e demokracisë së Moldavisë dhe sigurisë me sanksionet e reja para se Moldavia të mbajë një referendum kyç më vonë gjatë këtij muaji për anëtarësim në bllok.

Blloku po ashtu dëshiron të ndëshkojë Iranin për shkak të furnizimit të Rusisë me raketa balistike, të cilat Moska i përdor kundër Ukrainës.

Sanksionet e BE-së do të miratohen më 14 tetor dhe ato do të shënjestrojnë kompani dhe individë të përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit, dhe dërgimin e këtyre dhe armëve të tjera në Rusi.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe Bashkimi Evropian, së bashku me shtete të tjera, ndihmojnë financiarisht dhe me pajisje ushtarake Kievin, me synim që të mposhtë forcat ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026