BE e gatshme të punojë me presidentin e ri të Malit të Zi

3 Prill 2023 | 13:37

Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmëri për të punuar me presidentin e ri të zgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, duke shprehur bindjen se ky shtet do të mbetet i përkushtuar për rrugën evropiane.

Në të njëjtën kohë, Brukseli ka bërë ftesë për stabilitet politik në këtë shtet në mënyrë që të përshpejtohet procesi i reformave dhe të arrihet përparim në negociatat e anëtarësimit.

Kështu tha sot në Bruksel zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kur u pyet rezultatin e zgjedhjeve në Podgoricë, shkruan REL.

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, kurse kundërshtari i tij, presidenti aktual, Milo Gjukanoviç, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026