BE e ndarë për Ukrainën, liderët evropianë nuk bien dakord për misionin paqëruajtës

18 Shkurt 2025 | 16:17

Liderët evropianë u zotuan se do të vazhdojnë mbështetjen e përbashkët për Ukrainën, por dështuan në dhënien e garancive mbi sigurinë, sa i takon dërgimit të paqeruajtësve në rast të një akordi me Rusinë për ndalimin e luftës.

Kishte qenë një pyetje e Shtëpisë së Bardhë drejtuar aleatëve evropianë, nëse, mes të tjerash, do të ishin në gjendje të dërgonin trupa paqeruajtëse në vendin e gërryer nga lufta.

Presidenti francez Emmanuel Macron më parë ishte shprehur i hapur për këtë skenar. Po ashtu, kryeministri britanik Keir Starmer e bëri të qartë se ishte gati të bënte të njëjtën gjë, nëse Amerika do të jepte një garanci.

“Jam gati ta shqyrtoj angazhimin e trupave britanike në terren përkrah të tjerëve, nëse do të ketë një akord paqeje. Por këtu duhet një mbështetje nga Amerika, pasi garancia e saj është e vetmja mënyrë për të penguar Rusinë që të sulmojë sërish Ukrainën”, tha Starmer në përfundim të samitit të Parisit.

Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh më kategorik, duke thënë se çdo diskutim mbi paqeruajtësit ishte “tërësisht e parakohshme” dhe “shumë e papërshtatshme” në rrethanat aktuale, kur lufta vijon me gjithë brutalitetin e saj.

“Madje, jam pak i irrituar nga këto debate”, tha Scholz në përfundim të takimit.

Kryeministrja daneze ndërkohë, Mette Frederiksen u shpreh se vendi i saj ishte i hapur për idenë e paqeruajtësve, por vuri në dukje se çështja ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026