BE e përçarë për vizat e rusëve, kërkohet ndarja në kategori
Në Evropë vazhdon debati mbi çështjen e dhënies së vizave turistike për shtetasit rusë. Vendet anëtare të BE-së nuk kanë gjetur unitetin e duhur lidhur me këtë çështje, e ndezur për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Ndërsa qytetarët evropianë kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke u shprehur se vizat nuk duhen dhënë për sa kohë qytetarët rusë nuk dënojnë luftën, institucionet nuk po ecin në të njëjtin drejtim.
Pak ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se, luftën në Ukrainë po e bën presidenti rus Putin dhe jo populli rus, ndaj shteti i tij do të vijojë të ofrojë viza turistike.
Nga ana tjetër, shumë analistë mendojnë se vendet e BE-së duhet t’i ndalojnë vizat, por edhe të bëjnë dallime për disa kategori të shtetasve rusë.
Për shembull, ato duhet të lejojnë aksesin për ata qytetarë që lëvizin për çështje pune, në një kohë kur kontinenti i vjetër po has probleme demografike.
Në vitet e fundit, shumë të rinj rusë të diplomuar kanë lënë vendin e tyre për të punuar në vendet evropiane, kryesisht në Gjermani.
Sido që të jetë, marrja e një vendimi nga institucionet evropiane duket një ditë e largët.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë