BE e Seuli dënojnë përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën ruse në Ukrainë
Bashkimi Evropian (BE) dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar “fuqishëm” furnizimin e Rusisë me armë dhe forca speciale nga Koreja e Veriut, për ta ndihmuar Kremlinin në “luftën e tij të jashtëligjshme” kundër Ukrainës.
Komunikata e tyre e përbashkët u lëshua pasi kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, dhe homologu i tij koreanojugor, Cho Tae-yul, u takuan në Seul të hënën, në një kohë kur po rriten druajtjet për rolin e Phenianit në luftën e nxitur nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.
“Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë të parimeve më themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.
“Një bashkëpunim i tillë midis DPRK-së [Koresë së Veriut] dhe Rusisë, jo vetëm që përbën shkelje të hapur të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por gjithashtu zgjat vuajtjet e popullit ukrainas dhe kërcënon sigurinë globale, përfshirë atë të Republikës së Koresë dhe Evropës”, thuhet tutje në komunikatë.
Disa javë pasi u paralajmërua vazhdimisht nga shërbimet e inteligjencës se mijëra trupa koreanoveriore po dërgoheshin në Rusi, aleanca ushtarake e NATO-s konfirmoi në fund të muajit të kaluar se ushtarët e Phenianit jo vetëm që ndodhen në territorin rus, por janë dislokuar tashmë në një rajon perëndimor pranë kufirit me Ukrainën.
Kremlini nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt praninë e trupave koreanoveriore në tokën e tij.
Dislokimi i tyre jo vetëm që e rriti frikën për një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë, por shkaktoi shqetësim në rajonin Indo-Paqësor për atë që Kremlini mund t’i ketë ofruar Phenianit në këmbim.
“Ne po vëzhgojmë me kujdes se çfarë do t’i japë Rusia DPRK-së në këmbim të furnizimit me armë dhe personel ushtarak, duke përfshirë furnizimin e mundshëm të materialeve dhe teknologjisë nga Rusia në mbështetje të synimeve ushtarake të Phenianit”, thuhet në komunikatën e përbashkët të BE-së dhe Koresë së Jugut.
“Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për mundësinë e transferimit të çfarëdo teknologjie që lidhet me raketat balistike ose armët bërthamore për DPRK-në, gjë që do të rrezikonte përpjekjet ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve dhe do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe në mbarë globin”, përfundon komunikata.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore