English

BE-Kinë, Scholz në Pekin/Kancelari gjerman kërkon marrëdhënie tregtare të balancuara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se nuk ka në plan të shkëpusë lidhjet tregtare me Kinën, por ka kërkuar progres në sigurimin e aksesit të kompanive gjermane në tregun e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

- Advertisement -

Scholz po zhvillon një vizitë treditore në Kinë për të insistuar për një bashkëpunim më të balancuar. Vizita e tij vjen pak ditë pasi ai dhe presidenti francez Macron bënë thirrje për një ribalancim të marrëdhënieve tregtare me Evropën.

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se Gjermania duhet të zhvillojë marrëdhënie dypalëshe në një aspekt afatgjatë dhe perspektivë strategjike.

“Kina dhe Gjermania janë ekonomia e dytë dhe e tretë në botë. Konsolidimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Gjermani shkon përtej qëllimit dypalësh dhe bart një influencë të madhe në kontinentin euro-aziatik dhe në pjesën tjetër të botës”- Xi Jinping, president i Kinës.

Vizita e Scholz vjen në një moment të vështirë. Vetëm javën e kaluar, Kina kritikoi ashpër BE-në për nisjen e një seri hetimeve mbi subvencionet shtetërore për kompanitë kineze. E gjitha kjo ndodh teksa Kina ka regjistruar rritje ekonomike rekord.

“Sipas vlerësimeve paraprake, GDP-ja në tremujorin e parë arriti në 29.6 trilionë jen, një rritje me 5.3% nga viti në vit, ose mbi 1.6 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Sa i takon industrisë, vlera e shtuar e industrisë parësore u rrit me 3.3 për qind nga viti në vit; ajo e industrisë dytësore u me 6% nga viti në vit; dhe ajo e industrisë terciare u zgjerua me 5% nga viti në vit”- Sheng Laiyun, Zyra Kombëtare e Statistikave.

Shifra kalon objektivin e rritjes prej 5% i vendosur nga kryeministri kinez Li Qiang në mars, të cilin analistët e konsideruan si “shumë ambicioz”.

Gjithashtu, shifrat bien në kontrast me ato të fillimit të vitit për Bashkimin Evropian. Parashikimi i Komisionit për periudhën e dimrit, i publikuar në shkurt, rishikoi rritjen ekonomike për 2024-n duke e ulur në 0.9 për qind në BE dhe 0.8 në Eurozonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×