“Po turpëroni veten”- Cramon thirrje Serbisë: Hapni kufirin për qytetarët e Kosovës

17 Prill 2024 | 16:25

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Von Cramon shkruan se Serbia duhet të lejojë menjëherë kalimin e qytetarëve që kanë pasaportën e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe t’i lërë qytetarët që posedojnë pasaportën e Kosovës të kalojnë menjëherë kufirin! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar Cramon.

Kujtojmë se qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar në pikat doganore të Serbisë, në Kroaci dhe Hungari. Autoritet serbe u kanë bllokuar dokumentet pa arsye. Ministria e Brendshme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin kalim përmes territorit të Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026