“Kosova në KiE, Serbia hakmerret”/ Kurti: Po mban 300 vetë në kufi
Serbia po hakmerret, pasi Kosova mori dritën jeshile për në Këshillin e Europës. Me këtë qëndrim, kryeministri Albin Kurti, kërkon hapjen e kufirit në Kroaci, ku 300 qytetarë po pengohen të kalojnë.
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi. Kryeministri shkroi në p se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë përfshirë fëmijë janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”-tha Kurti.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.
Në lajmet që vijnë nga zona ku mbahen të bllokuar 4 autobusë, një udhëtar ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të stresit që ka kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia