BE: Lufta në Ukrainë rriti koston e jetesës, pasoja për bizneset e konsumatorët

4 Maj 2022 | 19:29

Me inflacionin në Eurozonë që po prek rekordin dhe Belgjikën që ka një nga kuotat më të larta, mbi 8%, rritja e shpenzimeve për ushqimin, pijet dhe transportet po zemëron banorët e Brukselit. Deri tani, ata janë të shqetësuar, por jo në panik.

“Mielli, sheqeri dhe vaji janë më të shtrenjtë. Shpresojmë që situata në Ukrainë të qetësohet dhe t’i kthehemi normalitetit”, thotë një burrë.

Realiteti është se lufta në Ukrainë do të shkaktojë më shumë diskriminim social dhe varfëri në Evropë, pas masave antikrizë dhe pandemisë.

“Po të mos ishte për shoqërinë civile dhe furnizuesit që mbushin boshllëqet e lëna nga qeveritë, njerëzit nuk do kishin akses as tek gjërat bazike, apo tek të drejtat sociale”, thotë Helen Ëillets, nga Platforma Sociale.

Me rritjen e çmimeve të shtëpive, energjisë, transporteve dhe ushqimeve, ekonomistët thonë se sektori publik duhet të sigurojë burime të ndryshme furnizimesh dhe të rrisë rrogat.

“Nuk shoh mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë përveç forcimit të fuqisë blerëse tek njerëzit duke rritur rrogat”, shprehet David Rinaldi, ekonomist.

Ndërkohë, pronarët e dyqaneve në lagjen turke të Brukselit po e plotësojnë boshllëkun e mungesës së miellit në supermarkete dhe po shesin artikuj bazë me çmime të arsyeshme.

“Normalisht, për të bërë bukën duhet mielli. Por herë pas here duhet miell i ndryshëm dhe kjo është normale. Dikush erdhi këtu, bleu tre herë nga 25 kile dhe kaq”, thotë një pronar dyqani.

Ndërkohë, në Strasburg, të mërkurën, ligjvënësit evropianë paralajmëruan për impaktin social dhe ekonomik të luftës në Ukrainë tek bizneset dhe konsumatorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026