BE-NATO forcojnë bashkëpunimin: Bashkë kundër Rusisë dhe Kinës

10 Janar 2023 | 14:45

BE dhe NATO kanë nënshkruar një deklaratë të re të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, njësoj si në vitet 2016 dhe 2018, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Liderët e organizatave ranë dakord se kapacitetet mbrojtëse të BE-së duhet të përputhen me ato të NATO-s.

“Deklarata jonë e bën të qartë se NATO mbetet themeli i mbrojtjes sonë kolektive dhe mbetet po ashtu jetik për sigurinë Euro-Atlantike. Ajo njeh gjithashtu vlerën e një Evrope me mbrojtje më të fortë, që kontribuon pozitivisht për sigurinë tonë dhe përputhet dhe ndërvepron me NATO-n”, u shpreh Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

“Kërcënimi rus dhe sfidat që rrjedhin prej tij janë më urgjentet, por nuk janë të vetmet. Ne po shohim edhe përpjekjet në rritje të Kinës për të reformuar rendin botëror. Ndaj ne duhet të përforcojmë mbrojtjen tonë dhe me këtë deklaratë të re po e çojmë partneritetin tonë në një nivel tjetër”, theksoi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

BE dhe NATO ndajnë 21 vende anëtare që ndajnë të njëjtat vlera dhe luajnë një rol përforcues në mbështetje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Intensifikimi i bashkëpunimit mes dy organizatave i ka dhënë një shtysë të re bashkëpunimit, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Afganistanin verilindor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti u regjistrua në rajonin Hindu Kush,...
09:30 | 02/07/2026

Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump

Ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump, duke kërkuar një urdhër gjykate që u kërkon zyrtarëve të ruajnë të dhënat...
09:27 | 02/07/2026

Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE

Zgjerimi dominoi fillimin e presidencës gjashtëmujore të Irlandës në Këshillin e BE-së, me Presidentin Volodymyr Zelenskyy që deklaroi se Ukraina ka bërë “gjithçka” të nevojshme...
09:21 | 02/07/2026