Moska: Konflikti në Ukrainë është një përplasje mes NATO-s dhe Rusisë

10 Janar 2023 | 12:57

“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje mes Moskës dhe Kievit, kjo është një përplasje ushtarake midis NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë dhe Rusisë.”- kështu është shprehur  Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, një besnik i Vladimir Putinit në një intervistë për gazetën ruse Argumenty i Fakty.

Në deklaratën e tij ai tha se NATO po çon ushtarët e Ukrainës drejt vdekjes së sigurtë.

“Me ndihmën e një operacioni special ushtarak, Rusia po çliron rajonet e saj nga okupimi dhe duhet t’i japë fund eksperimentit të përgjakshëm të Perëndimit për të shkatërruar popullin ukrainas”- ka thënë ndër të tjera ai, raporton Ansa. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026