Përkeqësohet gjendja e motit, pezullohen lundrimet drejt Italisë
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka informuar qytetarët se për shkak të kushteve të motit, tragetet e udhëtarëve drejt Barit dhe anasjelltas të planifikuar për këtë të martë, do të spostohen për në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.
Bëhet me dije se ky vendim është i vlefshëm vetëm për udhëtimet e planifikuara për ditën e sotme, ndërkohë që për ditët në vijim Drejtoria Detare pritet të njoftojë qytetarët me një komunikatë të dytë.
“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023.
Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare.
Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”, thuhet në njoftim.
LEXO GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)