BE përgatitet për valë të madhe emigracioni, shkak kriza ushqimore
Kriza e ushqimit dhe rritja e çmimeve të energjisë mund të çojnë në paqëndrueshmëri në disa vende dhe të nxisin valë të reja migrimi drejt Bashkimit Evropian.
Kështu ka deklaruar komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson pas një takimi jozyrtar të Ministrave të Financave të vendeve anëtare, shkruan Euronews.
Sipas saj, tensionet e shkaktuara nga kriza ushqimore dhe rritja e çmimeve të energjisë mund të çojnë në situata të tjera pasigurie.
“Kjo do të thotë se njerëzit mund të gjenden në një situatë ku ata nuk ndihen të sigurt për të qëndruar në vendin e tyre dhe pastaj të fillojnë të lëvizin. Sigurisht, kjo është një sfidë e madhe,” shtoi ajo.
Delegacionet ushtarake nga Ukraina, Rusia dhe Turqia takohen sot me zyrtarët e OKB-së në Stamboll.
Ankaraja ka luajtur një rol kyç në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, fillimisht në përpjekje për të ndërmjetësuar paqen, por tani ata po përpiqen të ndërtojnë një korridor të mundshëm në Detin e Zi për të rifilluar eksportin e grurit nga Ukraina.
Ukraina është përpjekur të eksportojë mallra nga portet e saj të bllokuara ndërsa lufta është ndezur përgjatë bregdetit jugor.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet