BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

23 Maj 2022 | 20:00

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të 2023-shit, në një kohë pasigurish ekonomike dhe rënie të rritjes të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Rregullat e të ashtuquajturit Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit janë pezulluar që nga nisja e pandemisë në 2020-n për t’u lejuar qeverive më shumë hapësirë për manovra për të luftuar kolapsin ekonomik.

Vende si Italia, me një borxh prej 160 për qind të GDP-së, ose Greqia që e ka mbi 200% nuk do të jenë në gjendje të përshtaten.

“Nuk duam të japim mesazhin se ndodhemi në të njëjtën situatë kur po reagonim ndaj pandemisë. Asokohe, reagimi duhej të ishte patjetër universal, në mbështetje të të gjithë sektorëve. Tani do ta përdorim klauzolën e shmangies së rregullave për të lehtësuar tranzicionin nga kjo mbështetje universale në një mbështetje më individuale”, tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për Ekonominë.

Në të njëjtën kohë, Eurozona përballet me një seri tronditjesh ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve rëndohet nga konflikti, shoqëruar me izolimin e Kinës në kuadër të politikës “Zero-COVID”.

A mund të çojë kjo drejt një recesioni? Gentiloni thotë se situata nuk është aq e rëndë, por rreziqet mbeten.

“Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe nëse do të kemi probleme me furnizimin e energjisë, rreziku për të hyrë në një terren të minuar mund të materializohet. Nuk kemi arritur në këtë pikë dhe mënyra më e mirë për ta shmangur atë është që vendet me borxhe të larta të përdorin burimet e Gjeneratës së Ardhshme të BE-së. Vetëm kështu ato do mund të kenë një politikë fiskale ekspansioniste në këto kohë të vështira”, u shpreh Gentiloni.

Plani për të zgjatur pezullimin e rregullave fiskale të Eurozonës vjen në kohën kur pritet që presioni inflacionist të detyrojë BQE-në të ngrejë normat e interesit, duke i dhënë fund politikës së lirshme monetare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026