BE pezullon vizat për Rusinë, Hoti: Shqetësim për spiunazhin rus

31 Gusht 2022 | 20:36

Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti thotë se vendimi i Bashkimit Evropian për pezullimin e marrëveshjes së vizave me Rusinë, lidhet me shqetësimin e unionit, për rritjen e aktivitetit të spiunazhin rus.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoti u shpreh se ndër vite, Rusia ka pasur rrjetet të sofistikuara spiunazhi.

“Problemi i Evropës në lidhje me Rusinë është disi më i komplikuar. Ky vendim, e para lidhet me një shqetësim që ka tërësia e vendeve të Bashkiimit Evropian, sidomos vendet baltike, Polonia dhe Republika Çeke, të cilat janë edhe mbështetëset më të fuqishme të këtij vendimi, me një rritje të mundshme të aktivitetit të spiunazhit nga ana e Rusisë në territorin e Bashkimit Evropian, apo të Evropës në tërësi. Rusia ka qenë aktive ndërmjet dy luftërave botërore në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë ka pasur rrjet të sofistikuar spiunazhi”, theksoi ai.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se ministrat e Jashtëm të bllokut evropian janë pajtuar për të pezulluar marrëveshjen për viza me Rusinë.

Pas këtij vendimi, shteasit rusë do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.

Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë marrëveshje për lehtësim të procedurave për viza prej vitit 2007.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri...
10:24 | 04/07/2026

Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” lidhur me 25-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Ambasada ka shpërndarë edhe...
09:51 | 04/07/2026

Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve

Zjarri i rënë prej mbrëmjes së të premtes në Malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët....
09:30 | 04/07/2026