BE propozim të ri për karikuesët e telefonave
Komisioni Europian po planifikon të propozojë një projektligj për krijimin e një karikuesi universal për të gjitha pajisjet ‘mobile’.
Brukseli u kërkon të gjithë prodhuesve të përdorin një pajisje karikimi universale USB-C dhe t’i bëjnë protokollet e softuerëve të karikimit të ndërveprueshëm midis markave e pajisjeve.
Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë cilësuar se rregullat e reja që planifikohen do të zbatohen edhe për tabletët, kufjet, kamerat dhe altoparlantët.
Në bazë të propozimit, gjigandi i teknologjisë ‘Apple’ duhet të modifikojë sistemin aktual të kabllove Lightning që ka prodhuar dhe po përdor për pajisjet e saj të smartphone-ve.
Një nismë e tillë nga Komisioni Evropian po bëhet për të reduktuar mbeturinat elektronike.
Disa nga prodhuesit kryesorë të smartphone-ve në botë, si Samsung, Xiaomi apo Huawei kanë adoptuar portën e gjeneratës së re prej disa vitesh, duke u krijuar mundësinë konsumatorëve të karikojnë pajisjet e tyre me të njëjtët aksesorë.
Sidoqoftë, e ardhmja e rikarikimit të telefonave është gjithnjë e më shumë pa kabllo. Për shembull telefonat Android apo Apple, janë me rikarikim wireless.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit