BE qasje pragmatike ndaj Trump, Von der Leyen: Por do mbrojmë interesat tona

Flamujt të Bashkimit Evropian
21 Janar 2025 | 19:29

Bashkimi Evropian do të ketë një qasje pragmatike ndaj administratës së re të Donald Trump, por do të qëndrojë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat e tij strategjike nga çdo padrejtësi.

Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ditën e martë në lidhje me mënyrën se si Brukseli synon të përballet me Uashingtonin në 4 vitet e ardhshme.

Gjatë fushatës, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa mbi produktet e huaja që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe se do të rishikojë ndihmën për Ukrainën, duke bërë që blloku evropian të përfshihet nga alarmi.

“Prioriteti ynë i parë do të jetë angazhimi në dialog, diskutimi i interesave të përbashkëta dhe gatishmëria për të negociuar. Ne do të tregohemi pragmatikë, por do t’u qëndrojmë parimeve tona. Do të mbrojmë si interesat, ashtu edhe vlerat. Ky është stili evropian”, ka deklaruar Von der Leyen.

Presidentja, që mbështet lidhjet e forta ndër-atlantike, i ka cilësuar Shtetet e Bashkuara si një nga partnerët më të ngushtë të BE-së, me ekonomi të ndërlidhura, që variojnë nga investimi dhe punësimi tek prodhimi i lëndëve kimike dhe shërbimet digjitale.

“Nuk ka ekonomi të tjera në botë që janë aq të integruara sa tonat”, ka thënë Von der Leyen.

E pyetur nëse Unioni është në gjendje të mbështesë i vetëm Ukrainën në rast të një tërheqjeje amerikane, ajo ka theksuar se blloku do të vazhdojë ta bëjë këtë “pa asnjë dyshim”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026