BE rrit shpenzimet ushtarake, 240 miliardë euro për vitin 2022
Shpenzimet ushtarake në Bashkimin Evropian prekën rekordin e 240 miliardë eurove në 2022-shin, 6% më shumë se në vitin paraardhës.
Lajmin e bëri të ditur Agjencia Evropiane për Mbrojtjen. Bëhet fjalë për vitin e tetë rresht që në bllok ka një rritje, e nxitur edhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjashtë nga 27 vendet anëtare i rritën shpenzimet ushtarake me mbi 10 për qind vitin e kaluar. Suedia ishte ajo që e rriti me mbi 30 për qind, teksa vendi pret të anëtarësohet në NATO.
Vende të tjera megjithatë e shmangën trendin. Franca i rriti shpenzimet në fushën e mbrojtjes me vetëm 0.7 për qind në 2022-shin.
Në tërësi, vendet e Unionit i kushtuan 1.5 për qind të GDP-së së tyre sektorit në fjalë, shumë larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga NATO, ku bëjnë pjesë 22 shtete anëtare.
Konkretisht, investimet u rritën me 58 miliardë euro, ka saktësuar Agjencia Evropiane për Mbrojtjen, përgjegjëse për përmirësimin e kapaciteteve luftarake të bllokut.
Por pavarësisht rritjes së shpenzimeve, industria ushtarake e kontinentit të vjetër nuk mund të përmbushë kërkesën për armatime të Ukrainës, e cila vazhdon të luftojë pushtimin rus.
Evropianët janë zotuar se do të furnizojnë me 1 milionë bomba Kievin brenda marsit, edhe pse ky premtim duket i paarritshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit