BE sanksione ndaj Nigerit, Macron dënon ashpër sulmin ndaj ambasadës franceze

31 Korrik 2023 | 11:00

Bashkimi Evropian do të zbatojë “shpejt dhe me vendosmëri” vendimin e liderëve të Afrikës Perëndimore për të aplikuar sanksione ekonomike ndaj Nigerit pas grushtit të shtetit, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell .

Të dielën, mijëra njerëz që mbështesin kontrollin ushtarak marshuan nëpër rrugët e Niamey me thirrje kundër Francës, ish-fuqinë koloniale të vendit dhe duke valëvitur flamujt rusë.

Protestuesit sulmuan dhe i vunë flakën hyrjes së ambasadës franceze përpara se ushtria të shpërndante turmën.

Presidenti Emmanuel Macron tha se sulmet ndaj Francës dhe interesave të saj nuk do të tolerohen dhe se kushdo që sulmon qytetarët francezë do të shohë një përgjigje të menjëhershme.

Franca dhe BE kanë pezulluar tashmë bashkëpunimin për sigurinë dhe ndihmën financiare për Nigerin, duke bërë thirrje për lirimin e presidentit të zgjedhur Mohamed Bazoum, i cili po mbahet peng nga ushtria që nga e mërkura.

Gjithashtu të dielën, udhëheqësit e Afrikës Perëndimore i dhanë juntës ushtarake në Niger një javë kohë për të hequr dorë nga pushteti, duke paralajmëruar se nuk përjashtonin “përdorimin e forcës” dhe vendosjen e sanksioneve të menjëhershme financiare.

Komuniteti Ekonomik 15-vendesh i Shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, kërkoi “lirimin dhe rivendosjen e menjëhershme” të Bazoumnë krye të qeverisë..

“Në rast se kërkesat e autoriteteve nuk plotësohen brenda një jave ECOWAS do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur rendin kushtetues në Republikën e Nigerit . Masa të tilla mund të përfshijnë përdorimin e forcës. Për këtë qëllim, shefat e shtabit të mbrojtjes të ECOWAS do të takohen menjëherë”, tha blloku në një deklaratë pas një samiti në Abuja, Nigeri.

ECOWAS njoftoi “pezullimin e të gjitha transaksioneve tregtare dhe financiare midis shteteve anëtare të ECOWAS dhe Nigerit”, i cili është pjesë e bllokut, si dhe ndalimin e transaksioneve të energjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026