BE sfidon Kinën dhe SHBA-në, investon 200 mld euro për Inteligjencën Artificiale
Evropa do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në inteligjencën artificiale, njoftoi të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në samitin e posaçëm që po mbahet në Paris.
Nga këto, 20 miliardë do të shkojnë për ato që njihen si “gigafactories”, të cilat sipas Komisionit, duhen lejuar të zhvillojnë modelet më komplekse të inteligjencës artificiale.
Njoftimi i Von der Leyen vjen pas atij të presidentit Emmanuel Macron për një investim prej 109 miliardë eurosh për projektet e inteligjencës artificiale në Francë në vitet e ardhshme.
Macron tha se investimi është ekuivalenti francez i projektit “Stargate” të Shteteve të Bashkuara, për të cilin parashikohen 500 miliardë dollarë.
Nga ana e saj, Von der Leyen tha se dëshiron që Inteligjenca Artificiale të kthehet në një forcë që do t’i shërbejë së mirës dhe rritjes.
“Ne po e bëjmë këtë përmes kapaciteteve evropiane, bazuar tek bashkëpunimi dhe talenti. Por qasja jonë duhet ende të marrë energjitë e duhura. Për këtë arsye, së bashku me shtetet anëtare dhe partnerët, ne do të mobilizojmë një kapital të paprecedent në këtë fushë”.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një projekt të përbashkët mes gjigantëve të teknologjisë, me “Stargate”, “Open AI”, “Oracle” dhe “Softbank”, për të investuar miliarda dollarë në infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale të vendit.
Bashkimi i këtyre kompanive parashikon investimin paraprak prej 100 miliardë dollarësh, që në 4 vitet e ardhshëm do të rritet në 500 miliardë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)
- 12:50 Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit
- 12:49 Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit
- 12:49 Momenti kur një protestues godet me gur në kokë policin (VIDEO)
- 12:40 Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)
- 12:39 Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova
- 12:30 Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!