BE shqyrton rrezikun nga përdorimi i katër teknologjive si armë lufte

3 Tetor 2023 | 07:48

Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet përdorimi i katër teknologjive kritike si armë lufte, mes tyre gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale. Blloku do të vlerësojë përdorimin e teknologjisë nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe do të marrë masa vitin që vjen për ta trajtuar këtë çështje, tha të hënën një zyrtar i BE-së.

Masa është pjesë e strategjisë për sigurinë ekonomike të Bashkimit Evropian, të shpallur në qershor, dhe i bën jehonë masave të ngjashme të marra nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe vende të tjera përballë shqetësimeve që paraqet qëndrimi i Kinës.

Dy teknologjitë e tjera kritike në listën e BE-së janë teknologjia kuantike dhe bioteknologjia, si vaksinat dhe sekuenca e gjenomit.

“Komisioni dhe shtetet e tjera anëtare do të shqyrtojnë rreziqet që paraqet përdorimi i këtyre katër teknologjive. Afati është deri në fund të vitit. Hapi tjetër është zbutja e rreziqeve vitin e ardhshëm”, tha zyrtari në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndër masat e mundshme mund të jenë edhe kontrolli i eksportit dhe partneriteti me aleatët që ndajnë të njëjtat vlera.

Bashkimi Evropian është përpjekur vitet e fundit që të zvogëlojë varësinë nga Kina dhe vende të tjera për produkte kyçe, pas ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë. që shkaktoi një krizë energjetike për bllokun.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026