BE thirrje Musk të marrë masa kundër përhapjes së dezinformatave për Izraelin në X

11 Tetor 2023 | 07:10

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, i ka thënë pronarit të platformës X, Elon Musk, se rrjeti social po “përhap dezinformata” në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, duke i bërë thirrje atij të marrë kundërmasa, në përputhje me rregullat e reja të BE-së për përmbajtjet online.

Breton tha se ai ka indikacione se X po përdoret për të përhapur përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në BE, raporton Reuters.

“Prandaj, ju bëj thirrje që urgjentisht të siguroheni që sistemet tuaja të jenë efektive dhe të informoni ekipin tim për masat e marra në krizë”, tha Breton në një letër drejtuar Musk-ut të parë nga Reuters.

Megjithatë, Breton nuk specifikoi se për çfarë lloj dezinformimi bëhet fjalë.

Rregullat e përmbajtjes në internet të njohura si Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) kërkojnë që X dhe platformat e tjera kryesore në internet të heqin përmbajtjen e paligjshme dhe të ndërmarrin veprime për të adresuar rreziqet për sigurinë publike dhe fjalimin publik.

“Unë ju bëj thirrje që të jepni një përgjigje të shpejtë, të saktë dhe të plotë për këtë kërkesë brenda 24 orëve të ardhshme”, tha Breton.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026