BE: Ukraina ka plotësuar 2 nga 7 kushtet për t’u anëtarësuar
Në raportin e Bashkimit Evropian që do të publikohet këtë javë do të thuhet se Ukraina ka përmbushur dy nga shtatë kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, thanë për Reuters dy burime në BE.
Komisioni Evropian – trupi ekzekutiv i bllokut evropian – pritet që të theksojë përparimin e arritur, pavarësisht pushtimit të nisur nga Rusia.
Në një lëvizje shumë simbolike, BE-ja vitin e kaluar i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat, vetëm katër muaj pasi Rusia nisi luftën ndaj Kievit, që po përpiqet të integrohet me Perëndimin, shkruan REL.
Por BE-ja i vendosi shtatë kushte – përfshirë edhe reformat në gjyqësor dhe uljen e korrupsionit endemik – për të nisur procesin e negociatave për anëtarësim. Ukraina ka bërë thirrje që bisedimet të nisin gjatë këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë